Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se janë 12 komuna ku nuk ka filluar ende numërimi i votave dhe që shpresohet që nesër, e premte, të nisë.
Ai është pyetur nga gazetarët lidhur me problemet me sistemin e KQZ-së e nëse ka pasur ndërhyrje, ndërsa është përgjigjur se dyshimet e komisionit u janë përcjellë institucioneve përkatëse.
“Kjo çështje tash është në duar të policisë dhe prokurorë. Pa e marrë raportin nga ta ne nuk mund të japim informacione se nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato i janë përcjellë institucioneve”.
Radoniqi ka shtuar se procesi i numërimit të votave për kandidatë mund të zgjasë 10 deri në dy javë.
E, nga Sekretariati i KQZ-së u tha se verifikimi i votave të diasporës mund të zgjasë 10 ditë.
