Në disa pika kufitare të Kosovës po vazhdojnë pritje të gjata.
Pritjet më të gjata janë në Merdar, ku sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat janë rreth tri kilometra e pritjet deri 3 orë e 40 minuta për të dalë nga territori i Kosovës.
Te Dheu i Bardhë ka pritje deri tri orë për të dalë nga territori i Kosovës, ndërsa në Mutivodë dy orë e gjysmë. Në Jarinje pritjet për të dalë nga territori i Kosovës janë deri në një orë.

Vazhdojnë pritjet e gjata në kufi
Po vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në pikat kufitare për të dalë nga territori i Kosovës.
Në Merdar qytetarët po duhet të presin afro tri orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, Mutivoda dhe Jarinja.
Te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë e gjysmë, ndërsa në Mutivodë dy orë. Ndërkohë në Jarinje pritjet janë deri në një orë për të dalë nga Kosova, e në Muçibabë 50 minuta.
