Deri në dy orë janë duke zgjatur pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar sot, (e premte) pas orës 11:00 kolona atje është rreth 800 metra.
Ndërkohë në pikën kufitare në Merdar pritjet janë duke zgjatur deri në një orë. Kolona atje është 300 metra.
Pritje deri në 20 minuta ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ku kolona sipas të dhënave është 120 metra e gjatë.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

