Arbëri

Pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova në Merdar

Merdar

Foto: Arkiv

(E përditësuar në 16:30) - Pritjet për të dalë nga Kosova një pikën kufitare në Merdar janë duke vazhduar. 

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Meanxhim Kufitar të përditësuar pas orës 16:00, pritjet në këtë pikë po zgjasin deri në dy orë, ndërkohë që kolona e automjeteve është rreth 800 metra.

Të Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin 40 minuta e kolona është e gjatë 20 metra. Ndërsa në pikën kufitare në Jarinjë pritjet po zgjasin gjysmë ore e kolona është rreth 100 metra. 


Deri një orë e gjysmë pritje në Merdar

Deri një orë e gjysmë po duhet qytetarët të presin për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Merdar. 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit pak para orës 11:00. 

Pritjet më të gjata janë në Merdar rreth një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova. e në pikët tjera kufitare gjendja është normalizuar. Te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Jarinje pritjet janë 10 deri 15 minuta. Po ashtu edhe Bërnjak pritjet janë 5 deri 10 minuta.