Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka thënë se kryeqyteti synon që deri në fund të mandatit të blejë edhe 2000 kontejnerë për mbeturina.
Ai ka thënë se 1370 kontejnerët që janë shpërndarë dhe 2000 që synohet të blihen do të jenë të mjaftueshme për të trajtuar problemin me mbeturinat.
Në një intervistë për emisionin “038” në KTV, Brestovci ka thënë se Komuna është në fazën e evidentimit edhe të lokacioneve shtesë. Ai është zotuar se të gjithë kontejnerët do të pajisen me senzorë për t’u monitoruar për kryerjen efikase të shërbimeve.
Sa i përket problemit me qentë endacakë, Brestovci ka thënë se Komuna po përfundon në finalizimin e një qendre për evakuim emergjent. Ka thënë se kjo qendër do të kompletohet deri në shtator.