Arbëri

Prishtina me plot halle, kryetari iu premton zgjidhje qytetarëve

Ora dhjetë i bëri bashkë banorët e kryeqytetit, kryetarin Përparim Rama dhe drejtorët e tij në sallën e Kuvendit Komunal.

Mungesa e parkingjeve dhe e ashensorëve nëpër banesa, menaxhimi jo i mirë i mbeturinave e hapësirat e pakta të gjelbra, ishin vetëm disa nga problemet që ata ia adresuan Ramës.

Teuta Sopa, e cila jeton në një ndërtesë që nuk ka ashensor në rrugën “Agim Ramadani”, pos ashensorit adresoi edhe disa shqetësime tç tjera.

“Në katin përmbi ku unë jetojë, personat që jetojnë aty janë student dhe unë vazhdimisht kam probleme me rrjedhjen e ujit, nuk e kanë të instaluar mirë, prej vitesh kam bërë ankesa mirëpo nuk është m mirëpo nuk janë marr parasysh, e kam rregulluar vetë edhe në momentin që unë jam këtu të gjithë tualetin e kam me kova, unë frikësohem që do të ndodhë diçka”.

Kryetari Rama asaj i premtoi zgjidhje të shpejtë.

“E di ndërtesën ku është shumë mirë, nëna ime jeton aty kërkesa edhe për ashensorë ka qenë e kamotshme edhe ankesat e tjera janë të kamotshme. Kam marr vesh që janë grumbulluar të hollat pra 30 përqindëshi. DSHP-ja do të ndërhyjë menjëherë”.

Neglizhenca e ‘Prishtina Pakingut’ kishte sjellë Sokol Berishën në këtë dëgjim publik.

Sipas tij, banorët në rrugën “Sylejman Vokshi” janë në kaos të madh.

“Në atë lagje vetëm në hyrjen që jetojmë ne, jemi përafërsisht 30 familje në mesin e tyre janë 5 ose 6 persona me aftësi të kufizuara nuk kanë parking. Kështu që kemi shumë probleme në atë pjesë. Muajt e fundit ne kemi probleme të mëdha me parkingjet. Kryetar tu kisha lut që me ardhur me stafin tuaj me na e bë një zgjidhje sepse jemi në kaos shume të madh”.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, për problemet e këtyre banorëve fajin e hodhi te OSHP-ja.

“Aty është edhe një problem me kanalizimin që ne e kemi adresuar që në fillim të vitit, çështja ka shkuar në OSHP dhe unë e di që është një situatë shumë e rënduar me objekte banesore prej fillimit e kemi adresuar mirëpo ende jemi në procedura”.

Rregullorja e re për parkingjet publike në kryeqytet pritet të votohet gjatë seancës së nesërme.

Komuna e Prishtinës thërret rrallë takime të tilla me qytetarët. E gjatë këtij viti ky ishte takimi i dytë i këtij lloji.