Arbëri

Prishtina më e lira në Ballkan dhe ndër më të lirat në Evropë

Pamje nga droni nga sheshi Xhorxh Bush

Prishtina është qyteti më i lirë në Ballkan dhe ndër më të lirët në Evropë, sipas një klasifikimi të publikuar nga “Numbeo”, që është databazë e cila merret me kalkulime të kostos së jetesës nëpër botë.

Sipas indeksit të kostos së jetesë, Prishtina zë vendin e pestë në Evropë me 29.8 pikë, më të lira janë renditur vetëm qytetet ukrainase si Kharkiv (24.8), Lviv (26.2), Odessa (26.6) dhe Dnipro (26.6).

Para Prishtinës është Kievi me 30.8.

Në vendin e shtatë prej më të lirave prej qyteteve më të lira me kosto të jetesës është Nishi me 33.4.

Tirana është e 41-ta prej më të lirave me 39.9 indeks.

Për kosto të qiras më e lira në Evropës, sipas Numbeos është Tuzla e Bosnjë-Hercegovinës me indeks 5.8. Prishtina është e 18-ta prej më të lirave me indeks 29.8.

Ndërkohë për çmime të sendeve ushqimore, Prishtina zë vendin e pestë prej më të lirave me indeks 25.1, më lirë janë vetëm Kharkivi, Lvivi, Dnipro e Odessa të gjitha të Ukrainës.

E për indeksin e çmimeve të restoranteve Prishtina zë vendin e katërt (23.6). Më lirë janë vetëm Kharkivi, Lvivi e Odessa, të tria të Ukrainës.

Sipas Numbeos, qyteti me koston më të lartë të jetesës është Bazeli i Zvicrës me indeks 128, pasuar nga Zurichu (120.4), dhe qytetet tjera zvicerane si Lozana (119.4), Zug (117.7), Berni (115.3) dhe Gjeneva (106.9).