Genc Prelvukaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se 30.000 metra dokumente të Arkivit të Kosovës janë në rrezik të asgjësimit
Ai ka deklaruar të hënën në “Zgjedhjet në KOHË” se gjendja aktuale e çështjeve arkivore është e tmerrshme.
“Gjendja aktuale është se 30 mijë metra të dokumentacionit të Arkivit është drejt asgjësimit. Kudo në Kosovë ka njësi që prodhojnë bazat arkivore e ato janë në rrezik të tmerrshëm në mungesë të godinave”, ka deklaruar Prelvukaj.
Sipas tij, gjatë qeverisjes Kurti, Ministria e Kulturës ka pësuar politizim të skajshëm.