Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e shtuna (19 prill) deri të hënën (21 prill) do të mbyllin njërin krah të rrugës “Agim Ramadani”, me qëllim të punimeve.
Sipas komunës, punimet janë të domosdoshme “pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë”.
Nga e shtuna në të hënën punimet do të bëhen gjatë ditës, e në ditët e javës do të bëhen nga ora 19:00 deri në 07:00.
“Gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj rekomandojmë përdorimin e rrugëve alternative. Punimet janë planifikuar në mënyrë që të minimizohet ndikimi në trafik, duke u zhvilluar kryesisht gjatë orëve të natës dhe ditëve të vikendit. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Komunës.