Policia e Kosovës përmes një aksioni ka gjobitur operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë të cilët nga dita e djeshme janë parkuar para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste, raporton KosovaPress.
Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë të mërkurën (dje) në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë.
Shkak për grevën është vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së autobusëve në vendin ku zakonisht stacionohen autobusët nga Podujeva.
Përfaqësuesit e kompanive të linjës së autobusëve nga Podujeva e kanë cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe kanë akuzuar Komunën e Prishtinës për hakmarrje.