Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se është kërcënuar pasi Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënim ndaj Ramës dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal.
“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama në Facebook referuar lajmeve që mediat në Kosovë kanë publikuar të premten me burim nga Policia e Kosovës.
“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Dyshohet për kërcënim të Përparim Ramës e Fehmi Kupinës, arrestohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina.
Ai dyshohet se i ka kërcënuar gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me panin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit që është zhvilluar më 8 maj.
“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.
Më 8 maj ishte diskutuar për planin e lagjes “Kalabria” në kryeqytet. Banorët kishin hyrë në sallën e mbledhjeve të Asamblesë Komunale të Prishtinës duke kërcënuar se “do ta djegin Kuvendin” nëse nuk kalon në seancën e thirrur për 24 maj plani rregullues për këtë lagje.
Gjuha e përdorur nga ta ishte dënuar nga kryetari Përparim Rama. Pas deklaratës së tij, banorët e kishin lëshuar sallën.