Arbëri

Policët e lënduar në aksidentin fatal në Skenderaj, në gjendje stabile

Policia

Foto: Ilustrim

Të lënduarit në aksidentin e ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës në Çubrel të Skenderajt, janë në gjendje stabile. 

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë për KOHËN se ata janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit.

“Të lënduarit e aksidentit janë trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, gjendja e tyre ka qenë stabile, pastaj janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit”, ka thënë ai.

Tre persona kanë humbur jetën e pesë të tjerë janë lënduar të dielën në një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë. Katër prej të lënduarve janë zyrtarë policorë.