Arbëri

Petkoviqi ka braktisur takimin e Komisionit të përbashkët për të zhdukurit

Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, raportohet se e ka lëshuar takimin e Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të zhdukurit, që ishte paraparë për sot në Bruksel.

Siç ka deklaruar kjo zyrë, arsye e braktisjes ka qenë “dhuna e institucioneve të Prishtinës dhe Albin Kurtit ndaj serbëve dhe mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë”.

RTS-ja ka raportuar se delegacioni ka thënë që “nisja e implementimit të marrëveshjes është e pamundshme nën kushtet aktuale të krijuara prej Kurtit sot, të bëra qartë me qëllimin për të minuar dialogun dhe marrëveshjen për të pagjeturit”.

Petkoviq ndërkohë tha se u largua nga diskutimet kur ka marrë vesh, siç tha ai, për “dhunën e re institucionale ndaj serbëve”. 

“Kurti nuk dëshiron dialog, por dhunë dhe konfrontim të drejtpërdrejtë mbi popullin serb në Kosovë e M.”, tha Petkoviq, raporton "RTS".  

Sot ishte paraparë takimi i parë i këtij komisioni të përbashkët.

Ngritja e këtij komisioni është bërë në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta. Se kush janë, mund të lexoni këtu.

Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga Halil Cenaj, bëri të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Lexo përditësimet tjera
Bashkimi Evropian

Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të zhdukurit

Në Bruksel sot zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë...