Arbëri

Petkoviqi i reagon Sveçlës: Vetëm mund të mburresh në rrjetet sociale

Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po i frikësohet imazhit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se “ai mund të mburret vetëm në rrjetet sociale”.

Ky reagim i Petkoviqit vjen pasi Sveçla tha të dielën se nëse Vuçiqi është nisur në Kosovë pa kërkesë t e Ministria e Punëve të Jashtme, “edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg”.

“Fillimisht, Kurti nuk u ul në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin. Tash, Sveçla po i frikësohet edhe një posteri me imazhin e Aleksandar Vuçiqit që dikush e ka vendosur, prandaj kërcënon me arrestim. E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale”, është shprehur Petkoviq në rrjetin social X.

Sveçla shkroi për posterët e vendosur në veri për Vuçiqin.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.