Arbëri

Personeli ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar kryen stërvitje në Kosovë

KFOR-i

Personeli ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar, i caktuar për forcat rezervë në misionin e KFOR-it, ka kryer stërvitje mbi procedurat e mbështetjes mjekësore gjatë operacioneve.

KFOR-i ka njoftuar të enjten se këto aktivitete të rregullta janë thelbësore “për t’i mbrojtur standardet më të larta operative të KFOR-it”.

“Sot, personeli i Mbretërisë së Bashkuar i caktuar në forcat rezervë në mbështetje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kreu aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet. Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyç për t’i mbrojtur standardet më të larta operative të KFOR-it dhe gatishmërinë për t’i trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka përsëritur thirrjen se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt “për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

“KFOR-i si reaguesi i tretë i sigurisë në mbarë Kosovën, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), që përkatësisht janë reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet tutje.