Me përplasje ka nisur mbledhja e Komisionit për Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për çështjen e numrave të të vdekurve nga COVID-19.
Bekim Haxhiu ka akuzuar institucionet për manipulim me numrat duke thënë që nuk po regjistrohen të vdekurit.
“Ka tendencë të mashtrimit të opinionit publik me numrin e të vdekurve. Meqë ata nuk figurojnë si persona që kanë vdekur nga COVID-19.”
Me këtë nuk është pajtuar, Fatmire Kollçaku e cila ka thënë se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se Haxhiu po akuzon mjekët për këtë manipulim.
Haxhiu ka kërkuar po ashtu që në Komisionin për Shëndetësi të raportojë çdo dy javë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Duke e shpalosur planin e punës së këtij komisioni, kryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka treguar se çdo muaj do të bëhen vizita në institucionet shëndetësore dhe do të iniciohen plotësim ndryshimet e shumë ligjeve, përfshirë edhe atë për sëmundjet ngjitëse.