Arbëri

Keqpërdoruesi i fjalës së lirë

Logo Koha

Përgjigjja e KOHËS ndaj sulmit të Faruk Mujkës, kryeshef i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”

Reagimi i Mujkës nuk është rast, por pasojë dhe fenomen. Është fatkeqësi, përveçse shkelje, që në poste publike aterrojnë të tillë zyrtarë partiakë e të dyshuar për korrupsion.

Sulmi i tij nuk e zmbraps as gazetaren Mimoza Koprani-Muçaj dhe as KOHËN. Përkundrazi, është dëshmi e atyre që gazetarinë e kanë mision, e përballjen me linçime të tilla përditshmëri. 

Mujka nuk e ka hall integritetin moral dhe as të vërtetën. “Akuadukti” i reagimit ndaj KOHËS është tentimi për të dalë i shpërlarë në breg. Por Ibri dhe Lepenci nuk lajnë imazhe.  

Mujka do të përballet sërish me drejtësinë. Kësaj radhe si keqpërdorues i fjalës së lirë.