Arbëri

Përfundon numërim i votave me kusht në Dragash, Deçan e Drenas

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe nevojave të veçanta për kandidatët kryetar të Komunës së Dragashit.

Nga këto rezultate del që kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Bexhet Xheladini ka marrë më së shumti vota. Bexhet Xheladini mori 72 vota.

Ndërsa i dyti është Shaban Shabani nga PDK. Ai ka marrë 61 vota.

Adnan Redezplar nga Vakat ka marrë 41 vota nga ato me kusht dhe me nevoja të veçanta.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të kësaj komune, Kaltrina Salihu ka marrë 24 vota.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë 34,76 përqind apo 4 mijë e 455 vota, ndërsa ai i PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33,69 përqind apo 4 mijë e 318 vota.

E në Deçan më së shumti vota ka marrë Bashkim Ramosaj i AAK-së, 127, pasuar nga Orges Tafilaj i VV-së me 35, Hyri Dobrunaj e LDK-së 23. Ardiana Qorraj e PDK-së i ka marrë 5 vota nga ato me kusht, ndërsa Isa Elezaj 2.

Në Deçan, Ramosaj ka fituar pa balotazh, duke marrë 65.17 për qind të votave.

Ndërkohë në Drenas nga votat me kusht dhe për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë më së tepërmi 219 sosh, pasuar nga Driton Ajazi me 148, Fejzi Kiqina i LVV-së ka fituar 116. Xhavit Drenori nga GPD ka marrë 34 vota.

Arta Ahmeti Xhylani e AAk—së 23 e Anduena Gllareva e LDK-së 10 vota.

Drenasi do të jetë na balotazh. Për të parin e komunës më 14 nëntor do të garojnë Lladrovci e Driton Ajazi.