Arbëri

Përdorimi i telefonave gjatë vozitës, policia në kryeqytet vetëm për një ditë shqiptoi 60 gjoba

Policia e Kosoves

Përdorimi i telefonave gjatë vozitjes po shihet si një prej shkaktarëve kryesorë të aksidenteve të trafikut. 

Shefi i njësisë së Trafikut Rrugor për Prishtinë në kuadër të Policisë së Kosovës, Vedat Zuka, ka thënë për “Ekonomia Online” se shkaku i përdorimit të telefonave gjatë vozitjes shkaktohen afro 50 për qind të aksidenteve. Ai ka thënë se njësiti i tij ka hartuar një plan operativ lidhur me parandalimin e përdorimit të telefonave. 

Zuka ka shtuar se vetëm të dielën janë shqiptuar 60 gjoba në kryeqytet për përdorimin e telefonave gjatë vozitjes. 

“Vetëm ditën e diel janë shqiptuar afro 60 gjobave për përdorim të telefonit , po flas vetëm në kryeqytet pa pjesët tjera përreth e qytetet tjera...Mund të them se muajt e fundit jemi aktivizuar për shkak të shtimit të numrit të madh të aksidenteve gjatë përdorimit të telefonit”, ka theksuar ai.

Policia apelon te të gjithë vozitësit që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore.

“Nëse dilni në qytet mundeni me pa dhe janë shqetësuese se si përdoren telefonat duke shënuar mesazhe apo duke qëndruar ne rrjetet sociale. Unë bëjë thirrje që mos i përdorni telefona dhe mos shkaktoni aksidente sepse është shqetësuese edhe për qytetarët e tjerë”, tha Zuka.