Instituti i Statistikave në Shqipëri të premten ka bërë të ditur shifrat e regjistrimit të popullsisë, i cili përfundoi në vitin 2023. Sipas tyre, Shqipëria ka 2.402.113 banorë
Krahasuar me regjistrimin e fundit në vitin 2011, në Shqipëri ka 409.864 banorë më pak.
Popullsia ka rënë 16 për qind që nga viti 2011. Në periudhën 2001-2011 popullsia ra me 8 për qind.
“Ky cens vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2.402.113 banorë, që e përbëjnë 755.950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1.082.529 banesa të zakonshme. Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njëjtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve”, ka thënë Elsa Dhuli, drejtoreshë e Institutit të Statistikave.
Katër për qind e popullsisë së Shqipërisë është shprehur se janë ateistë, ndërkohë që 10 për qind e personave të pyetur nuk kanë preferuar që të deklarojnë besimin e tyre.
Ndërkohë, nga ata që janë deklaruar, rezulton se 1.1 milionë janë myslimanë suni; 116 mijë myslimanë bektashinj; 202 mijë janë katolikë; 174 mijë ortodoksë; 9 700 ungjillorë dhe 3.400 kanë deklaruar besime të tjera.
LEXO EDHE: