Arbëri

Për 1 Maj ndalohet qarkullimi i veturave për Gërmi

policia bllokimi i rrugeve - vetura - kolona - prishtine - 1 maj

Nga arkivi

Foto: Driton Paçarada

Komuna e Prishtinës ka vendosur që për 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, të ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të parkut Gërmia, përpos autobusëve të linjës 4 dhe veturave emergjente.

Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali, thuhet në vendimin e Komunës. 

Të drejtë qarkullimi do të kenë edhe banorët e lagjeve përreth Gërmisë.

Parku Gërmia më 1 Maj tradicionalisht vizitohet nga qytetarë të shumtë.