Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se brenda dy javësh do të hapet thirrja për aplikim në Programin e pagesave direkte, subvencione 2025.
Ai ka thënë se këtë vit kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, duke shtuar se procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit.
“Kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim”, ka shkruar Peci.
Ai ka ftuar fermerët që pas dy javësh të aplikojnë, siç ka thënë, në mënyrë korrekte, dhe të përfitojnë nga ky program.