Arbëri

PDK-ja tregon se përse nuk i duartrokiti Osmanit pas fjalimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës për 8 Mars, që shënon Ditën e Gruas.

Ajo ka bërë thirrje që në Komunën e Prishtinës të emërtohen sa më shumë rrugë në emra të grave.

Por pas përfundimit të fjalimit të Osmanit, pozita e Kuvendit të Prishtinës nuk ka duartrokitur.

Asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri ka treguar arsyen e mosduartrokitjes.

Ai ka thënë se Osmani kishte sjell në sallën e Kuvendit dhjetëra pjesëtarë të sigurimit, edhe pse sipas tij, salla është tejet e vogël.

“Ishte krejt e panevojshme që në një sallë tejet të vogël të asamblistëve, presidentja të merrte pjesë me dhjetëra pjesëtarë të sigurimit”, ka thënë ai.