Arbëri

PDK-ja prezanton listën e kandidatëve për deputetë

Bedri Hamza - PDK

Foto: Driton Paçarada

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Kandidat i partisë për kryeministër është Bedri Hamza.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij paraqet një ekip fitues me vizion për të ardhmen. 

“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, ka thënë Krasniqi.