Arbëri

PDK-ja e quan populist vendimin e Qeverisë për ndarje të 100 eurove

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur “populist dhe lëmoshë” vendimin e Qeverisë që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorëve publikë e privat, studentët dhe ata që janë në skemë sociale.

Vendimi sipas Qeverisë, do të vlejë vetëm për muajin prill.

“Qeveria e Kosovës e konfirmoi se është e paaftë për të qeverisur vendin. Krejt çka po bën Kurti është populizmi, pasi që rriti çmimin e energjisë e që s’po mund t’i kontrollojë çmimet e produkteve, qeveria e nisi ditën me këtë vendim që është si lëmoshë. Qytetarët kanë nevojë për doren e shtetit dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur, por nuk mund ta bëjë me lëmoshë”, tha Bernard Nikaj, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e PDK-së.

Tutje ai tha se Kurti nuk di të qeverisë dhe se PDK-ja e konsideron të nevojshme miratimin e Ligjit te Pagave dhe rritjen e pagave.