Pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, partitë në pushtet do të tentojnë të zgjedhin kryesues të ri, të premten në një seancë të jashtëzakonshme.
Për opozitën Fehmi Kupina vazhdon të jetë kryesues dhe LDK-ja e PDK-ja po veprojnë në kundërshtim me ligjin.
Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal është votuar për shkarkim të Kupinës por ky i fundit paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk ka kushte për punë.
Gëzim Sveçla nga Vetëvendosje ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë.
“Nuk është seancë e rregullt. Ligjërisht Kupina është ende kryesues. Nuk mundesh me thirr seance për emërimin e kryesuesit, kur akoma e ke një kryesues”, ka thënë ai.
