Arbëri

Pas videos përqeshëse të Vitisë, LDK-ja e quan atë “doktor lazdran”

Nis të ashpërsohet gjuha parazgjedhore mes LDK-së dhe LVV-së në garën për Prishtinën.

Ka qenë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje ai i cili e ka thumbuar me një video kundërkandidatin Përparim Rama.

Vitia me ironi thotë se do ta rrënojë stadiumin “Fadik Vokrri” e Pallatin e Rinisë, derisa përçon mesazhin se ata duhet ruajtur e mbrojtur.

Doktor lazdran e aktor të dobët e ka quajtur Arben Vitinë kandidati për Kuvend Komunal nga LDK-ja, Bardh Krasniqi, duke iu referuar videos së këtij të fundit.

“Një doktor i lazdruar, tash edhe aktor i dobët e përqeshës i projekteve shumë domethënëse për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve, të cilat po ashtu i ka vjedhur, na e forcon edhe më shumë bindjen që mindilin do e përdor për t'i fshi lotët dhe qyrrat e tij më 14 Nëntor! Falënderojmë agjensionin e marketingut që na zbavit me futjen e Benit lazdran në rol të Uranit, e këtij të parit përnime nuk p’i rrin”, ka shkruar Krasniqi.