Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar që ka bërë pastrimin e hapësirave të Tregut të Gjelbër.
Kjo pas raportimit të KOHËS, në emision 038 të transmetuar të premten.
Në kronikë, tregtarët ishin ankuar për mungesë të higjienës dhe kushte të rënda në të cilat po operojnë tash e shumë vite.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, para një viti e kishte shpërndarë një plan ku shihej pamja finale e këtij tregu, për të cilin kishte premtuar se shumë shpejt do të nisnin punimet dhe tregu do të zhvendosej në pronën ku më herët ka vepruar AKP-ja.
Mirëpo, që nga ajo kohë nuk është punuar asgjë në këtë drejtim.