Arbëri

Partitë pajtohen që 6 tetori të jetë dita e zgjedhjeve

Më 6 tetor qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit.

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar këtë datë, 4 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e presidentit.

Partitë politike përkrahin 6 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht.

Gjatë së hënës, presidenti Thaçi dekretoi edhe shpërndarjen e legjislaturës së VI të Kuvendit.