Arbëri

Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Zgjedhjet në Kosovë / Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Nga dy milionë euro ka të drejtë t’i shpenzojë secili subjekt politik që do të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Vendimi u mor të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas vendimit të KQZ-së, shuma e saktë e lejuar për shpenzime maksimale është 2 milionë e 47 mijë e 149 euro. Kjo është e barabartë me numrin e votuesve të regjistruar në listat preliminare të votuesve. Llogaritja është bërë duke u mbështetur në Rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve.

KQZ-ja po ashtu ka vendosur për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të votueseve jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare janë caktuar për t’u mbajtur më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.