Arbëri

Palokaj: Vuçiqi pranoi për një takim të martën në Bruksel

Augustin Palokaj

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar që të ketë një takim të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Palokaj njoftoi se Vuçiq është shprehur pas takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian “se Kurti s’ka pranuar ose s’ka guxuar të takohet me të”.

“Po presim të prononcohen për këto takime kryeministri Kurti dhe zyrtari evropian, Josep Borrell. I vetmi që ka folur ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ka thënë se ka qenë i gatshëm për takim me Kurtin, por Kurti s’ka dashur ose s’ka guxuar të takohet”, është shprehur Palokaj.

Lexo përditësimet tjera
Augustin Palokaj

Palokaj: BE-ja ka një vegël në duar për palët në dialog

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar në procesin e dialogut asgjë nuk është...