Këshilli i Evropës

Palokaj: Italia propozoi të futet si kusht Asociacioni para anëtarësimit të Kosovës në KiE

Augustin Palokaj - korrespondent i Kohes ne Bruksel

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se gjasat janë të mira që nesër të kalojë raporti i Dora Bakoyannisit për Kosovën edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për të kaluar, duhet marrë dy të tretat e votave të anëtarëve prezentë. 

Nëse kalon, atëherë do të bëhej një hap i madh për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe hapi final do të duhej bërë në mbledhjen e Komitetit të Ministrave më 16/17 maj. 

“Gjasat janë se nesër, përkundër shumë sfidave, do të kalojë në votim në Asamble edhe ky raport. Vendimi përfundimtar është vendim politik i vendeve anëtare. Asambleja parlamentare jep mendimin, e nëse votohet mendimi atëherë do të jetë vendim pozitiv. Fati i kërkesës së Kosovës për anëtarësim do të varet nga mbështetja e së paku 2/3 të ministrave të jashtëm, e Këshilli i Ministrave takohet një herë në vit. Në mesin e majit e ka takimin e radhës, e nëse nuk kalon atëherë gjasat janë të shtyhet se paku për një vit”, tha Palokaj në “60 Minuta” të KTV-së. 

Ai ka thënë se ka pasur propozime të ndryshme nga delegacionet. 

“Delegacioni italian ka bërë një propozim, sipas të cilit do të duhej të futej si kusht para anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Palokaj.