Arbëri

Pacolli viziton Thaçin në Hagë

Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njoftoi se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, duke shkruar se ai ishte mirë në aspektin moral dhe fizik. Pacolli ka deklaruar të dielën se shpreson dhe beson në drejtësi.

“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi”, ka thënë Pacolli.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen nga Dhomat e Specializuara për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit.

Aktakuzat ndaj tyre janë konfirmuar në tetorin e 2020-s.

Raportimet e KOHËS mbi procesin gjyqësor në Hagë mund t’i lexoni këtu.