Arbëri

Osmani uron Bajramin: Shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë

Vjosa Osmani

Foto: Alban Bujari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban Bajramit, ndërsa ka thënë se në këtë ditë shpërfaqet “tradita jonë dhe shpirti solidar”. 

“Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja! Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë. Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.   Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë.   Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!” – thuhet në urimin e Osmanit. 

Lexo përditësimet tjera
Falja e Kurban Bajramit - 2024

Në festën e Kurban Bajramit bëhet thirrje për solidaritet e atdhedashuri

Besimtarët e fesë islame po kremtojnë festën e Kurban Bajramit edhe në Kosovë. Që nga mëngjesi...