Të dobishëm për të gjithë rajonin e ka vlerësuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thellimin e bashkëpunimit me Greqinë.
Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Presidentes, Osmani dhe Mitsotakis kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Greqi.
Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.
“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar ajo.