Arbëri

Osmani takonin kongresistin Torres, flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon

Vjosa Osmani dhe Ritchie Torres

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kongresistin Ritchie Torres. 

Osmani ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Në New York kishim një diskutim përmbajtjesor me kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara”, ka shkuar Osmani në Facebook.