Arbëri

Osmani takon Sorensenin: Do të punojmë me aleatët që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Vjosa Osmani dhe Peter Sorensen

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjellë, teksa ka njoftuar se është takuar me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Në takimin tim të parë me përfaqësuesin e ri të BE-së për bialog, Peter Sorensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.  

Osmani takon sekretarin e KiE-së: Anëtarësimi i Kosovës do të ishte fitore edhe për Evropën

2 muaj më parë / 14 shk 2025 14:04
Vjosa Osmani dhe Alain Berset

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. 

Në këtë takim Osmani ka thënë se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka shkruar Osmani.