Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e ka takuar në Budapest, presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Takimi u zhvillua në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Osmani s’ka dhënë detaje nga takimi.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar ajo në postimin në Facebook.
Gjatë ditës, Osmani ka njoftuar edhe për takime me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Letonisë dhe Estonisë.