Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Bërdo Brione presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Osmani ka deklaruar se me Begajn janë takuar për t'i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra.
“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Osmani është në Mal të Zi për t'u takaur me krerë të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.
Takimi vjetor i liderëve thuhet se do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE.