Arbëri

Osmani takohet me presidentin kroat Milanoviq, e falënderon për mbështetjen

Vjosa Osmani - Zoran Milanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të hënën në Tivat të Malit të Zi me presidentin kroat Zoran Milanoviq. 

Takimi ishte në kuadër të Procesit Bërdo Brione që sivjet po mhahet në Tivat. 

“Takim gjithnjë përmbajtësor me presidentin kroat Zoran Milanoviq. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.