Arbëri

Osmani takohet me presidentin e Estonisë, diskutojnë për sfidat e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit

Vjosa Osmani dhe Alar Karis

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Munih, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, me presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Në një postim në Facebook, Osmani, ka shkruar se në takim është diskutuar për “partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”. 

“Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Osmani në Munih është takuar me liderë të shumtë, përfshrë edhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. 

Osmani: Pa Senatin amerikan s’do të ishte i mundur transformimi i Kosovës sot

2 muaj më parë / 16 shk 2025 12:55
Presidentja Vjosa Osmani është takuar të dielën me delegacionin e senatorëve amerikanë në Mynih, në margjinat e Konferencës së Sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të dielën me delegacionin e senatorëve amerikanë në Mynih, në margjinat e Konferencës së Sigurisë. 

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se transformimi i Kosovës që nga viti 1999 nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit amerikan. 

“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, thuhet në njoftim.