Arbëri

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat pas përplasjes së helikopterit me aeroplanin në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit ajror tragjik që ndodhi të enjten pranë Uashingtonit, D.C.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet”, shkroi Osmani në “X”.

Përplasja e një helikopteri ushtarak me një aeroplan komercial ka lënë mbi 60 të vdekur në Uashington.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e rrëzimit.