Arbëri

Osmani: Populli shqiptar humbi kolosin dhe dijetarin më të njohur të tij

Presidentja Vjosa Osmani dhe shkrimtari Ismail Kadare

Presidentja Vjosa Osmani e qujatur “gjeni shqiptar”, shkrimtarin Ismail Kadare, i cili vdiq sot (e hënë).

Osmani ka thënë se populli shqiptar e ka humbur kolosin dhe dijetarin më të njohur të tij dhe shkrimtarin e papërsëritshëm.

“Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet. Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shtuar se sot i gjithë populli shqiptar është në zi. 

“Humbi shkrimtarin e papërsëritshëm, të cilit si Presidente kisha nderin t’ia dorëzoja shtetësinë e Kosovës kohë më parë, sikurse edhe Urdhrin ‘Hasan Prishtina’. Kapërcimi i tij në jetën e përtejme shënjon ndarjen fizike nga ne, por ai do të mbetet përjetësisht në zemrat e në shpirtrat e miliona lexuesve e adhuruesve të veprës së tij, në zemrat e shpirtin e çdo shqiptari, kombit të cilit i shërbeu deri në frymën e fundit. Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare”, ka shtuar ajo. 

Lexo përditësimet tjera
Ismail Kadare

Kadare vlerësohet si gjeniu shqiptar i letrave

Begaj për Kadarenë: Humbën gjeniun e letravePresidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së...