Arbëri

Osmani për takimin me shefin e CIA-së: Aleanca me SHBA-në garancë për siguri

William Burns dhe Vjosa Osmani

Një ditë pasi që e ka pritur në takim udhëheqësin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, CIA, William Burns, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është garancë për siguri, paqe e sukses. 

Të premtën ajo ka publikuar edhe disa fotografi të takimit, i cili është zhvilluar të enjten. 

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani.

Lexo përditësimet tjera
William Burns dhe Albin Kurti

Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi e marrëdhënieve të forta e të qëndrueshme SHBA-Kosovë

(E përditësuar në 13:20) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në...