Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. Ajo në marshin tradicional në kuadër të muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit ka theksuar se të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit e kanë mbështetjen e saj pa kushte.
Ajo ka bërë thirrje për kontrolle të rregullta.
“Zbulim i hershëm shpëton jetë, mos prisnin kontrollohuni dhe merrni masa, as një grua nuk mundet vetëm. Secila nga to është një histori e prekur nga kanceri që tregon një forcë, këto histori janë një dëshmi e aftësi se aspekti shpirtëror jo vetëm për të duruar, por edhe për t’i kapërcyer sfidat e jetës”, ka thënë Osmani.
Ajo ka deklaruar se në buxhetin e vitit të ardhshëm institucioneve u mbetet që t’i miratojnë të gjitha kërkesat për barna që ka Onkologjia.
“Këtë marshim e bëjmë me një qëllim të përbashkët për ta rritur ndërgjegjësimin, por edhe për ta mbështetur secilën dhe secilin që përballet me kancerin. Në buxhetin e ardhshëm të Kosovë na mbetet t’i miratojmë të gjitha kërkesat për barna shtesë që ka Onkologjia. Zbulim i hershëm është mbijetesë sepse është një realitet i dëshmuar nga shkenca”, ka deklaruar Osmani, raporton EO.
Marshi është organizuar nga Presidenca dhe Qendrën kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta/Vita”.
Drejtoresha e “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka deklaruar se pavarësisht se ka ende punë për tu bërë në sektorin shëndetësor për trajtimin e kësaj sëmundje, 450 rastet e reja që dalin çdo vit janë me fat që trajtohen nga profesionistët dhe pa kosto shtesë.
“Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për të gjitha që kanë qenë pjesë e kësaj nisme të përbashkët. Kemi thyer tabut dhe heshtjen e për sëmundjen e kancerit, duke u bërë force për ndryshim. Çdo fjalë inkurajuese, çdo donacion, çdo pjesëmarrje ka ndikuar më ndërtimin e këtij komunitet të zëshme ... Sot rreth 450 raste te reja që zbulohen në vit, dhe gra të tjera kanë fat që trajtohen nga profesionistë tanë, edhe se ka vend për më shumë përmirësim të kushteve e staf shtesë”, ka thënë ajo.
Në ecje kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.