Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se për Kosovën, demokracia është sinonim i lirisë, paqes dhe sigurisë.
Këtë e tha gjatë pjesëmarrjes në “The World Forum” që po mbahet në Berlin.
Ajo ka shtuar se Kosova është shembull i një shteti dhe një populli që ka luftuar e sakrifikuar për shekuj me radhë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot.
“Për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë. Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë”, ka thënë ajo.