Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26-vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit ku u vranë nëntë civilë e ranë 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Osmani ka thënë se kjo masakër mbetet plagë e pashlyeshme në kujtesën kombëtare dhe dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit.
“Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit kryen një ofensivë brutale në fshatrat Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës, duke vrarë në mënyrë mizore 9 civilë të pafajshëm. Në këtë betejë për liri, ranë heroikisht edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo masakër mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë”, ka thënë Osmani.
Ajo tutje ka shtuar se përherë do të nderohen dëshmorët e UÇK-së dhe martirët, duke ruajtur kujtimin për ta si simbol të qëndresës dhe sakrificës për liri.