Arbëri

Osmani merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Papa Françeskut. 

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë për KOHËN se Osmani do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papës. 

“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, ka thënë ai. 

Papa Françesku ka vdekur të hënën e 21 prillit në moshën 88-vjeçare.