Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovës të japin kontribut më të madh për të eliminuar dhunën mbi baza gjinore.
Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të mërkurën ka thëën se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.
Presidentja ka thënë se përkrah kërkesën e komunave për buxhet shtesë që të rritet siguria në qendrat për punë sociale.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, kritikoi Qeverinë për mungesë bashkëpunimi, pasi u ankua se kërkesat e tyre nuk po trajtohen.
Pas fjalimeve hyrëse takimi i presidentes Osmani me kryetarët e komunave po vazhdon i mbyllur për media. /KP