Arbëri

Osmani i jep përkrahje Hajrullahut për avancimin e UP-së

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të hënën rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të hënën rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës në krye të UP-së. 

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se në këtë takim Osmani është njoftuar nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

Tutje bëhet e ditur se rektorit i është shprehur përkrahje e plotë e këtij institucioni për avancimin dhe fuqizimin e universitetit. 

“Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.